FOTO/ Shpërfillet kërkesa e familjarëve, niset drejt Tiranës trupi i Kostandinos Kacifas

FOTO/ Shpërfillet kërkesa e familjarëve, niset drejt Tiranës trupi i Kostandinos Kacifas

18:37, 30/10/2018
A+ Aa A-

Trupi i ekstremistit grek që u vra dy ditë më parë nga RENEA pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës.

Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas transportohet drejt Tiranës për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Familjarët e ekstremistit minoritar grek, grek kërkuan ekspertizë private për trupin e të ndjerit, ku pjesë të jenë edhe grekët. Ko ka bërë që të shtyhet varrimi i tij, ndërsa ende nuk dihet ende se kur ai do të bëhet.

Më herët në një deklaratë për mediart greke, babai i Kostandinos Kacifa ka thënë se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”, ka thënë ai.

Kostandin Kaçifas u vra dy ditë më parë në Bularat, ndërsa kremtohej festa e Greqisë. Para se të fillonin kremtimet në Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco