Dhunohet barbarisht prostituta shqiptare në Itali, ja shkaku

Dhunohet barbarisht prostituta shqiptare në Itali, ja shkaku

16:58, 30/10/2018
A+ Aa A-

Masakrohet prostituta shqiptare në Itali, për pasojë një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për dhunë barbare ndaj një prostitute shqiptare.

Sipas medieve italiane, mposhte se Adelina, shqiptarja 23-vjeçare, bënte prostitutën prej disa muajsh. Ajo ishte joshur nga djali me të cilën kishte një lidhje dhe prej disa muajsh e kishte bindur të bënte prostitutën, duke i premtuar edhe gjysmën e fitimit. Por kur ajo ka vendosur të ndryshojë tutorin, është rrahur barbarisht nga 36-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe që kishte kontrollin e plotë të jetës së vajzës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ishte ai që i zgjidhte klientët, vendoste tarifat për meshkujt që takonte vajza në një apartament të vogël në Milano.

Por, rreth dy muaj më pas, Adelina kishte njohur një tjetër person, me të cilin edhe kishte rënë në dashuri. Për pasojë kishte vendosur që ta ndante me të fitimin e punës.

Por tutori i saj i vjetër e kishte zbuluar planin e vajzës dhe menjëherë pas kësaj e ka rrëmbyer dhe mbajtur me orë të tëra të mbyllur në shtëpi. Fillimisht ai e ka kërcënuar me një thikë, aq sa vajza ka humbur edhe ndjenjat.  Në momentin që ka rimarrë veten, ajo kishte arritur të dilte në rrugë dhe të kërkonte ndihmë.

Kanë qenë agjentët e policisë ata që e kanë gjetur vajzën në gjendje të rëndë për jetën. E reja menjëherë pas ngjarjes është transportuar në spital, ndërsa shenjat në trupin e saj i duhen të paktën  25 ditë për t’u shëruar. Në celularin e vajzës policët kanë gjetur dhjetëra mesazhe kërcënuese. Më pas autori është arrestuar për rrëmbim personi, kërcënime të rënda dhe shfrytëzim prostitucioni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco