Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Familja tërheq trupin e Kostandin Kaçifas nga morgu, ja ku do ia ribëjnë ekspertizën

Familja tërheq trupin e Kostandin Kaçifas nga morgu, ja ku do ia ribëjnë ekspertizën

16:34, 30/10/2018
A+ Aa A-

Familjarët e Kostandi Kaçifas tërheqin nga morgu i spitalit të Gjirokastrës, trupin e pa jetë të 35-vjeçarit i cili u vra më 28 tetor gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA

Familjarët e ekstremistit minoritar grek, grek kanë kërkuar ekspertizë private për trupin e të ndjerit, ku pjesë të jenë edhe grekët.

Ko ka bërë që të shtyhet varrimi i tij, ndërsa ende nuk dihet ende se kur ai do të bëhet.

Kostandin Kaçifas u vra dy ditë më parë në Bularat, ndërsa kremtohej festa e Greqisë. Para se të fillonin kremtimet në Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, të cilat bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu përgjigj thirrjes se policisë për t’u dorëzuar, 35-vjeçari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë, nga shkëmbimi i zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco