FOTO/ Dy operacionet e mëdha, policia nderohet me çmim

FOTO/ Dy operacionet e mëdha, policia nderohet me çmim

12:35, 30/10/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit është vlerësuar me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018.

Operacionet për të cilat është dhënë çmimi është ‘ONE IF-BY LAND’ kundër trafikimit ndërkufitar të qenieve njerëzore, si dhe ‘Precizioni’ për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar të drogës.

Në dhënien e çmimit janë mbajtur parasysh një sërë faktorësh, por kryesoret janë rezultati i suksesshëm, shtrirja e tij, bashkëpunimi ndërkombëtar etj.

Operacioni ‘Passport/ One if by land’ u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë tij u arrestuan rreth 40 persona dhe u zbuluan shumë lidhje kriminale të rrjetit.

Operacioni ‘Sunshine/ Precizioni’ u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet zyrtare në Greqi, Turqi dhe Maqedoni. U arrestuan 132 persona, u zhvilluan 12 operacione të ndryshme, u sekuestruan 16.7 ton kanabis, mjete, armë, skafe kokainë etj.

Me rastin e dhënies së çmimit, Drejtoresha e Përgjithshme e SELEC Snejana Maleeva, i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, një letër vlerësimi për dedikimin profesional dhe përpjekjet  e bëra nga Policia e Shtetit, që finalizuan këto dy operacione duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Ky është çmimi i radhës për Policinë e Shtetit në rrafshin rajonal e ndërkombëtar dhe dëshmon punën dhe përkushtimin e punonjësve të policisë kundër paligjshmërisë dhe luftës kundër krimit të organizuar në veçanti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco