Therje me thikë në Itali, një shqiptar në spital tjetri në brug....

Therje me thikë në Itali, një shqiptar në spital tjetri në brug....

15:19, 30/10/2018
A+ Aa A-

Problemet që kanë shqiptarët me njëri tjetrin në vende të huaja shpesh herë kanë degjeneruar në sherre të forta midis grupeve rivale dhe përsonave të përfshirë.

Një sherr i dhunshëm mes dy shqiptarëve ka çuar në plagosjen rëndë të njërit prej tyre dhe  arrestimin e autorit. Ngjarja ka ndodhur gjatës natës së shkuar në komunën Turato në provincën e Komos. Një 37 vjeçar shqitptar pas një grindje të dhunshme, ka goditur katër herë me thikë një shqiptar tjetër të moshës 36 vjeç.

Policia italiane informon se dy shqiptarët janë pa leje të rregullt qëndrimi në Iali. Gjatë natës, forcat e rendit kanë arrestuar autorin mbi të cilin rëndon akuza e tentativës së vrasjes.

I plagosuri, i cili ka marrë plagë në gjoks e fyt, është transportuar në spitalin e Legnanos e ndodhet në gjendje të rëndë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco