Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Babai i Kacifasit: E vranë, ishte frymëzuar nga helenizmi

VIDEO/ Babai i Kacifasit: E vranë, ishte frymëzuar nga helenizmi

12:34, 30/10/2018
A+ Aa A-

Babai i 35-vjeçarit grek Kostandinos Kacifas i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi me armë zjarri në fshatin Bularat, u shpreh për mediat greke se djali ishte frymëzuar nga ushtarët grekë.

Me lot në sy ai u shpreh se djali kishte ardhur në fshat 5 ditë më parë dhe se që kur kishte mbërritur në fshat kishte ngritur flamurin grek dhe donte që zona të kishte frymë helenizmi.

‘Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 1940-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek’, thotë ai.

Siç tha ai për gazetarin e Protothema.gr, Konstandini, ‘kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët.

Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin’.

Ai denoncoi autoritetet ndërkombëtare, pasi thotë se nuk e mbrojti Epirin e Veriut.

‘Ne kemi kërkuar të mos na poshtërojnë. Fatkeqësisht duart e sovranitetit të botës na lanë jashtë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber31/10/2018 07:20

U frymezua nga varret bosh ose me eshtra Shqiptaresh qe i vodhen duke shkaterruar varret e Shqiptareve. Fajin e kane politikanet Shqiptare qe e mbollen token Shqiptare me varreza Greke fallso. Asnjehere nuk u tha ndone rezultat se cu be me ate poshtersi, me shkaterrimin e varreve te Shqiptareve. Ai ishte rasti qe shteti te anulonte varrezat Greke. Tani do rrime ti degjojme sherrin me tarallake fshati qe na u frymezoka per te cliruar jugun e Shqiperise nga Shqiptaret.

Maloku30/10/2018 15:47

E une thosha... isha me dy mendje...Tani jam ok. Kete rradhe po erdhi Koçifosi ta varrim.

Mario30/10/2018 12:45

Motren e çte ka pragu i deres o gjakprishur qe shet gjakun per nje pasaporte greke e 5 euro me shume. Nese je patriot gris bythen me gjithe lecka e shporru ne vendin e qenit. Renea te kish vrare prej kohesh disa prej jush qe shiteni e keqperdoreni si kolone e peste greke

Shto koment

Denonco