Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

‘Sherr’ me policinë, arrestohet 29-vjeçari në Tepelenë, emri …

‘Sherr’ me policinë, arrestohet 29-vjeçari në Tepelenë, emri …

10:11, 30/10/2018
A+ Aa A-

Një 29-vjeçar është arrestuar për “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik”. Siç raporton policia bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Imer Imeri banues në Tepelenë.

 Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: – Imer Imeri, 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim  penal nr.17 datë 25.01.2018  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik”  parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco