Shijaku, Maminasi dhe Xhafzotaj pa ujë të pijshëm, ja kur rregollohet defekti tek pompat

Shijaku, Maminasi dhe Xhafzotaj pa ujë të pijshëm, ja kur rregollohet defekti tek pompat

09:07, 30/10/2018
A+ Aa A-

Një defekt i rëndë elektrik në stacionin e pompimit të Fushë Krujës ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të zonave Shijak, Maminas dhe Xhafzotaj.

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se stacioni në fjalë shërben për furnizimin me ujë të zonave të mësipërme dhe nuk ka lidhje me stacionin e pompimit të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit.

Prej dy ditësh po punohet për riparimin e defektit, ndërkohë që Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se kjo situatë mund të vazhdojë e tillë edhe për dy ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco