Trupi i Kaçifas akoma në morg, famija kërkon ekspertë të pavarur

Trupi i Kaçifas akoma në morg, famija kërkon ekspertë të pavarur

09:03, 30/10/2018
A+ Aa A-

Pas ngjarjes ne Bulart ku mbeti i vrarë një person i qëlluar për vdekje nga forcat e policisë pasi ai qëlloi me armë në drejtim të tyre vijnë edhe detaje të reja rreth situatës në këtë fshat.

Trupi i 35-vjeçarit Konstantinos Kaçifa ende nuk është tërhequr nga morgu. Familjarët e Kaçifas kanë dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë e Gjirokastrës, me anë të së cilës, kërkojnë që mbi trupin e ushtarit grek të bëhet një ekspertizë e pavarur.

Prokuroria e Gjirokastrës nga ana tjetër, iu ka kthyer përgjigjie familjarëve, ku thuhet se kërkesa duhet të bëhet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ditën e sotme ishte planifikuar që të zhvillohej ceremonia mortore për varrosjen e Kaçifas, por mesa duket kjo ceremoni as sot nuk do të zhvillohet.

Gjendja në fshatin Bularat është e qetë, ndërkohë që forcat policore janë larguar nga fshati.

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, dy ditë më parë, pasi nuk pranoi të dorëzohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco