Arrestohet në Spanjë shefi i klanit 'Bajri', detajet....

Arrestohet në Spanjë shefi i klanit 'Bajri', detajet....

12:23, 27/10/2018
A+ Aa A-

Ndalohet në Spanjë Enver Bajri.

Ai është drejtues i dyshuar i grupit Bajri në Shkodër pjestarë të të cilët janë arrestuara pak kohe më parë.

Arrestim i tij është bërë publik gjatë ditës së sotme.
 
Ja njoftimi i policisë:

Ndalohet Enver Bajri në Spanjë, drejtuesi i dyshuar i grupit "Bajri"
Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.
Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.
 
Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.
Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. 
Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.
Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco