Vodhën magazinën me bimë mjekësore, kapet hajduti i dytë

Vodhën magazinën me bimë mjekësore, kapet hajduti i dytë

11:14, 27/10/2018
A+ Aa A-

Policia e Delvinës ka arrestuar bashkëpunëtorin e dytë të vjedhjes së bimëve medicinale në një magazinë më 18 shtator 2018. Policia ka ndaluar Njazi Muçodemin, 60 vjeç,  banues në Ksamil. Aiishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Sarandës, e cila kishte nxjerrë urdhërin e ndalimit të tij si i dyshuar për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim.

Dyshohet se Muçodemi në bashkëpunim me Sefer Kanushin, arrestuar më parë, janë futur në një magazinë në Delvinë, në të cilën kanë vjedhur bimë medicinale me qëllim shitje për përfitime të përbashkëta si dhe një sasi parash prej 1000 euro.

Policia e Delvinës ka bërë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e një automjeti tip furgon "Benz Mercedes" në pronësi të tij, i cili dyshohet se është përdorur për vjedhjen dhe transportin e bimëve medicinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco