VIDEO/ 'Komploti për arrestimin e Stresit, i futën armën në dollap, sa hyri fansja për foto, mësyu Policia!'

VIDEO/ 'Komploti për arrestimin e Stresit, i futën armën në dollap, sa hyri fansja për foto, mësyu Policia!'

10:35, 27/10/2018
A+ Aa A-

Sali Lushnja, babai i reperit të njohur Stresi, ka treguar në një intervistë sesi qendron e vërteta lidhur me arrestimin e të birit të tij, gjetjen e drogës dhe armës dhe praninë në dhomë të një vajzë 20-vjeçare. Të gjitha këto ai i konsideron një komplot "si në kohën e Enver Hoxhës", ndodhur si rastësish vetëm një ditë pasi ai paditi Taulant Ballën, krahun e djathtë të kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për emision "SevenBizz" të Kosovës, Sali Lushaj shpreh falenderimin për interesimin për të mësuar të vërtetën e arrestimit të Stresit.

"Unë e kaloj me forcë, - u shpreh ai, - sepse kam mbëhstetjen e të gjithë miqve, shokëve kujto që e njeh Stresin, nga Kosova, Maqedonia që e dinë se si qëndron e vërteta. Një ditë më parë unë denoncova, i ngrita një padi Taulant Ballës, krahut të djathtë të Edi Ramës dhe këta - nuk kaluan as 24 orë dhe bënë një komplot si në kohën e Enver Hoxhës - se s’kishin çfarë të më bënin mua.

Ai  shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër...

Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë Policia!

Vajza ka qenë e ulur në karrige dhe në atë moment ka ndërhyrë Policia:

Kontroll! Kontroll! Çfarë ke për të dekalruar? Stresi: Asgjë.  Në atë moment kanë shkuar tek dollapi: Po kjo?! Stresi iu përgjigj: Atë merreni me vete!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco