Kërkohej në Gjermania për trafik droge, arrestohet në Itali 26-vjeçari. Emri

Kërkohej në Gjermania për trafik droge, arrestohet në Itali 26-vjeçari. Emri

12:59, 24/10/2018
A+ Aa A-

Pas tre muajsh arrati rreth Evropës, i ndjekur nga një urdhër arresti evropian lëshuar nga Gjermania për trafik droge, ai vendosi që ishte koha për t’u kthyer në Shqipëri. Por, përpara se të vepronte kështu, Orsiano Goduni, 26 vjeç, i cili në të kaluarën në Itali e fitonte “bukën e gojës” si kuzhinier, donte të vizitonte Bellare Igea Marina ku jeton nëna e tij.

Për fat të keq, megjithatë, mundësia e kësaj lëvizjeje ishte marrë në konsideratë nga karabinierët e stacionit të Bellaria Igea Marina. Kështu, ndërsa zyrtarëve të policisë të zonës u mbërriti udhër arresti për Godunin nisën të mbanin në mbikëqyrje të afërmit e të shumëkërkuarit. Një aktivitet monitorimi, i shtëpisë së nënës zbuloi të riun duke e vënë në pranga 48 orë më parë.

I transferuar në burgun e “Casetti”, ai tani është në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Bolonjës, e cila për pak ditë do të shprehet nëse pranon ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco