Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, në pranga dy shqiptarë në Itali. Emrat

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës, në pranga dy shqiptarë në Itali. Emrat

19:36, 23/10/2018
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, si pjesë e një grupi, që merrej me trafik kokaine. Sipas medieve lokale, mësohet se, në pranga kanë rënë Artur Hysa dhe Florian Naci, të dy 39-vjeçarë dhe me banim në Tribano (Padova).

Hysa, kishte një rol prej protagonisti në grup. Ndërsa Naci, i njohur edhe si “Flori”, sipas hetuesve, është faktuar se ka qenë në shumë raste marrës i dozave të kokainës, të destinuara për tu shitur më pas te konsumatorët.

Me arrestimet e dy shqiptareve, numri i personave të vënë në pranga nga ky grup shkon në 6. Pjesëtarët e tjerë janë vënë në pranga më herët gjatë këtij viti. Hetimet e Prokurorisë së Padovas zbuluan se grupi blinte, paketonte e më pas shiste sasi të konsiderueshme të një lloji kokaine, që karakterizohej nga një pastërti e lartë e për pasojë e kërkuar shumë në tregun ilegal.

Baza e grupit ishte ishte një depo industriale në Monselice (Padova).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco