Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Transballkanikja në Vlorë rruga e ferrit, çdo ditë ndodhin aksidente të rënda

Transballkanikja në Vlorë rruga e ferrit, çdo ditë ndodhin aksidente të rënda

17:13, 23/10/2018
A+ Aa A-

Punimet për ndërtimin i Bulevardit Vlorë-Skelë dhe devijimi i trafikut drejt rrugës Trasballkanike ka sjelle pasoja të rënda. Aksidentet automobilistike janë të përditshme ën aksin e Transballkanikes në Vlorë. Për ekspertët e qarkullimit, shkaqet nisin nga mungesa e semaforëve, mungesa e mbikalimeve, dhe ajo e sinjalistikës vertikale, raporton ABC News.

Që në fillim të vitit në këtë segment rrugor janë shënuar 23 aksidente me kalimtarë dhe drejtues të dëmtuar. Mbi 55 raste janë vetëm me dëme materiale. Për policinë e qarkullimit rrugor në Vlorë, Trasballkanikja është kthyer në prioritet.

Numri i lartë i aksidenteve ka ndikuar për instalim të shpeshtë të patrullave. Por pavarësisht kjo duket se nuk ka rezultate në ulje të ngjarjeve.

Segmenti është nën jurisiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për shkak se është në hartën e rrugëve nacionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ostann23/10/2018 17:21

Interest!

Shto koment

Denonco