Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Drogë drejt Greqisë, prangoset shqiptari dhe miqtë grekë Foto ilustruese

Drogë drejt Greqisë, prangoset shqiptari dhe miqtë grekë

14:11, 23/10/2018
A+ Aa A-

Dy shtetas grekë dhe një shqiptar, të moshës 23, 24 dhe 23 vjeç, janë arrestuar orët e para të së hënës, në afërsi të Kosturit.

Mjeti që drejtohej nga 23 vjeçari grek nuk i ndaloi policisë për kontroll dhe e shtoi shpejtësinë.

Në të njëjtën kohë, dy bashkudhëtarët e tjerë nisën të hidhnin nga mjeti paketa të ndryshme, që siç rezultoi më vonë përmbanin lëndë narkotike.

Pas një operacioni të koordinuar të policisë, mjeti u ndalua dhe tre të rinjtë u arrestuan, edhe pse bënë rezistencë të fortë.

Ndërkohë policët kishin mbledhur nga rruga gjithë paketat që pas peshimit doli se ishin 39 kg kanabis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco