I pakënaqur nga seksi, italiani merr peng prostitutën shqiptare

I pakënaqur nga seksi, italiani merr peng prostitutën shqiptare

10:38, 23/10/2018
A+ Aa A-

Një prostitutë shqiptare në Rubiera, provinca e Reggio Emilias në Itali, ka denoncuar një klient për dhunë e grabitje pas seksit në makinën e tij.

Klienti nuk e la të dilte nga makina, duke e kapur për flokësh e duke i marrë celularin dhe çantën, ku kishte 30 euro, për ta lënë më pas në anë të rrugës.

Vajza u ndihmua nga një kalimtar që njoftoi karabinierët.

E reja, 18 vjeç, u çua në spital ku u mjekua për dëmtimet e marra, ndërkohë që falë kamerave të rrugës që lexojnë targat u identifikua personi, një 34-vjeçar nga Mantova.

Pas ndalimit, i akuzuari u mbrojt duke thënë se ishte i pakënaqur nga shërbimi i prostitutës, e cila nuk i ofroi një raport seksual komplet, por vetëm seks oral.

Ai pretendoi të merrte mbrapsht një pjesë të parave dhe shtoi se kur zbriti nga makina prostituta harroi të merrte celularin dhe çantën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pika23/10/2018 13:22

Pika i rente Shtetit e jo asaj Viktime qe kerkon leke per te jetuar, ndonese forme e rende por as pune te paguar nuk te siguron ai shteti yt ore metani kadija!

Metani kadija 23/10/2018 11:10

Pak i ka ba, Pika qi si bjen 18 vjeqe T'shkojn e t'punojn, e mas t'dalin rrugave,

Shto koment

Denonco