Flasin avokatët, shtyhet për në 30 tetor seanca tjetër për Shullazin

Flasin avokatët, shtyhet për në 30 tetor seanca tjetër për Shullazin

09:25, 23/10/2018
A+ Aa A-

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për bandën e Emiljano Shullazit. Avokatët kanë kërkuar një javë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Gjykata e Krimeve të Rënda e pranoi kërkesën e tyre dhe caktoi seancën e radhës për në datën 30 tetor. Gjatë seancës, asnjë nga të pandehurit nuk ishte i pranishëm.  

Edhe seanca e datës 9 tetor 2018 është shtyrë nga avokatët për të njëjtën arsye, më shumë kohë për konkluzionet e mbrojtjes. 

Më 2 tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarë të bandës, të akuzuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Prokuroria e Krimeve të Rënda përfaqësohej nga prokurorët Donika Prela,  Gentian Osmani,  Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga  11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Seancat për bandën e Shullazit janë ndjekur rregullisht nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe janë zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, si në foton më sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco