Ky person e masakroi shqiptarin me dru në kokë, Policia zvicerane në kërkim të agresorit

Ky person e masakroi shqiptarin me dru në kokë, Policia zvicerane në kërkim të agresorit

07:46, 23/10/2018
A+ Aa A-

Më 3 tetor të këtij viti, një shqiptar 41 vjeç ishte rrahur brutalisht dhe është plagosur rëndë në Bilten GL. Policia zvicerane tani ka bërë publike fotot e sulmuesve të dyshuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Më 3 tetor, rreth orës 18.00, tre persona kanë sulmuar një shqiptar nga Kosova në rrugën “Kusterwiesstrasse”, në Bilten GL. Viktima është goditur nga prapa me një mjet të fortë druri dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Pak më vonë, në Cyrih ishte arrestuar një 44-vjeçar i dyshuar. Pas dy personave të tjerë, policia vazhdon të kërkojë dhe tani ka bërë publike fotot e sulmuesve të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco