Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

E zonja e shtëpisë, dhunon djalin dhe nusen e tij

E zonja e shtëpisë, dhunon djalin dhe nusen e tij

23:01, 22/10/2018
A+ Aa A-

Një tjetër rast i veçantë dhune në familje është regjistruar nga Policia e Tiranës.

Këtë herë protagoniste është një grua 66-vjeçare, e cila ka dhunuar djalin e saj dhe nusen e tij.

Pas kësaj, janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ndaj viktimave, ndërsa u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.  

Komisariati i Policisë Nr. 4

  • Më datë 21. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. Q., vjeçe 66, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit, N. Q., vjeç 36, të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
  • Më datë 21. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A. Q., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi vjehrra, shtetësia K. Q., vjeçe 66, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco