Laboratori i heroinës, 5 të arrestuarit dalin në gjykatë

Laboratori i heroinës, 5 të arrestuarit dalin në gjykatë

12:30, 22/10/2018
A+ Aa A-

Kanë dalë para Gjykatës  së Kukësit, 5 të arrestuarit për laboratorin e heroine në Has.

E para ka ardhur Anila Shuti, e cila është një nga 6 të arrestuarit në Has, ku pas një aksioni të policisë u gjet një laborator heroine.

Për momentin mbi pese të ndaluarit rëndon vetëm akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe se nuk ka ndonjë person të dyshuar si organizator.

Ka qenë informacion operativ për laboratorin dhe është kryer ndërhyrja. Burimet thanë se sot do kërkohet arrest në burg për të 5 të arrestuarit.

Sipas burimeve të ndaluarit kanë thënë se nuk dinin përse do përdoreshin kazanët dhe pajisjet e tjera dhe se nuk kanë treguar emrat e personave që u kanë thënë ti siguronin këto pajisje dhe që ti ruanin ato.

Ndërkohë tha se nëse nga operacionet që po zhvillohen në gjithë vendin do të mund të sigurohen prova që e lidhin me laboratorin në Kukës, atëherë mund të kaloje për kompetence tek Krimet e Rënda, nëse nuk gjendet lidhje ka shumë gjasa të mbetet çështja në Kukës.

Personat që janë arrestuar deri më tani për laboratorin e drogës:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në përpunim, aceton etj.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe një sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze për krijimin e heroinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco