Lokalizohet Klement Balili, policia rrethon zonën…..

Lokalizohet Klement Balili, policia rrethon zonën…..

21:34, 21/10/2018
A+ Aa A-

Krahas operacionit të FNSH dhe RENEA-s të zhvilluar në Shijak e Durrës, policia po zhvillon një tjetër operacion në Sarandë, për kapjen e Klemend Balilit, të njohur si “Eskobari i Ballkanit”.

Mësohet se policia ka informacione që Klemend Balili ndodhet në Sarandë. Burime thanë se është bërë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së Balilit dhe po punohet për arrestimin e tij. FNSH dhe RENEA ka rrethuar zonën ku dyshohet të ndodhet Balili. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Balili mund të jetë në Stjar të Sarandës,

Klemend Balili është në kërkim nga policia prej shumë kohësh, ndërsa më herët u hodhën dyshime se ai mund të ishte larguar nga vendi. Operacionet e sotme janë bërë në kuadër të goditjes së bandave kriminale, thotë policia.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Krist21/10/2018 22:59

    Kjo eshte nje loje shume e shemtuar e Policise.Populli nuk "i ha keto lojra".Po te doje policia (desha te them rilindja),e kap edhe ne gjume shume befas,bile edhe lakuriq,bile-bile i sajon edhe surpriza te tjera,qe vetem nese i ke bere vete,te shkon mendja ,per to.

    Shto koment

    Denonco