Shijaku nën shtetërrethim, arrestime për trafik droge edhe në Durrës.... Emrat

Shijaku nën shtetërrethim, arrestime për trafik droge edhe në Durrës.... Emrat

20:18, 21/10/2018
A+ Aa A-

Arrestime për trafikun e drogës në Shijak dhe Durrës.

Burime policore bëjnë të ditur se është arrestuar Flamur Avdyli nga Shijaku, pronar i një hoteli në Gjermani dhe një në Shqipëri. Ai dyshohet se është i përfshirë në trafik droge.

Ndërkohë detaje të operaciont te shtrirë në disa qarqe nuk janë dhënë akoma.

Mësohet gjithashtu se ka qenë RENEA struktura policore që ka kryer arrestimin e këtij përsoni dhe të një përsoni tjetër.

Qyteti i Shijakut që prej mesditës së të dielës, ndodhet nën “presionin” e forcave të shumta policore. Forcat Speciale, Renea Operacionale, mbështetur dhe nga blutë e Durrësit, po ushtrojnë krehje të zonës, për të ndaluar persona me precedentë të mëparshëm penal, në fushën e narkotikëve dhe veprave të tjera të kundraligjshme.

Burime konfidenciale thanë për Fax Neës se bëhet fjalë për rreth 60 persona të ndaluar, disa prej të cilëve, emra të njohur për policinë dhe botën e krimit. Të njëjtat burime thanë se në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 1000 efektivë të policisë.

Mësohet se nga të arrestuarit janë: Shkëlqim Avdyli, Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Shaqir Gjepali, Fatos Llaftiu.

Ndërkohë që operacioni policor po zhvillohet pa detaje nga ana e Policisë së Durrësit, e cila është thjesht mbështetëse në operacion, pasi urdhëri ka ardhur nga kryeqyteti. Po ashtu, të njëtat burime bëjnë me dije, se ky operacion ka disa ditë që pritej të zhvillohej në Shijak, i cili është një ndër qytetet më të lakuara për aktivitet kriminale ndër vite dhe që janë shënuar një sërë ngjarjesh me karakter kriminal.

Mbetet që në vijim të bëhen të ditur zyrtarisht emrat e të arrestuarave, nëse do të ketë te tillë, ndërsa krehja e terrenit, në banesat e të “fortëve” vijon ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben21/10/2018 22:33

Te rrojne sherbimet e huaja per keto goditje. Keta persona i kemi neper zyrat e shtetit duke marre leje per ndertimet e "pastra" te tyre.Me vite te tera por...ju duhen votat qe ata rrembejne... Zoti dhe Bota i ndihmofte SHQIPTARET e NDERSHEM !

Beni21/10/2018 20:26

Arrestimi i cines eshte bo se ka ndiku gjushi. Madje e ka kerkuar ai vete per shkak te stresit te vazhdueshem qe po i shkakton atij dhe ard celes duke ju fut ne tendera dhe leje ndertimi. O cine prej gjushit e ke. Ta futi bukur????????????

Shto koment

Denonco