Kush janë bosët e laboratorit të heroinës në Has?

Kush janë bosët e laboratorit të heroinës në Has?

09:54, 21/10/2018
A+ Aa A-

Tre ditë pas operacionit në fshatin Brenog të Hasit, për një laborator heroine, të arrestuarit e policisë mësohet se janë vetëm punonjës dhe transportues të drogës, ndërsa nuk janë kapur ende poseduesit, pritësit dhe financuesit e trafikut.

Burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se bosët e kësaj organizate janë disa shtetas të huaj, gjerman si dhe shqiptarë nga Kosova. Që prej mbrëmjes të së enjtes, qindra forca policie, nga reparti RENEA, FNSH dhe agjentë të DEA-s amerikane rrethuan fshatin Brenog. Në momentin e ndërhyrjes në laborator u arrestuan 5 persona, për të cilët burimet shprehen se janë punonjës dhe transportues të drogës që prodhohej pikërisht në këtë vend.

Gjatë këtij operacioni në pranga kanë rënë babë e bir, Mustafë dhe Xhevit Shuti. Gjithashtu, edhe djali edhe bashkëshortja e këtij të fundit janë vënë në pranga. Por 15-vjeçari është lënë i lirë më pas.

I arrestuar është edhe punonjësi i zjarrëfikëses, Flamur Çela, si dhe një tjetër person me inicialet V.B. Brenda në magazinën e ndodhur mes pemëve dhe disa banesave të fshatit u sekuestruan më shumë se 100 kilogram heroinë e opium, e cila ishte paketuar dhe e futur në valixhe e kuti kartoni, gati për t’u hedhur në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco