FOTO/ Plagosja me armë në Vlorë, Policia jep detajet e para: Ja pse dyshohet

FOTO/ Plagosja me armë në Vlorë, Policia jep detajet e para: Ja pse dyshohet

22:29, 19/10/2018
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në “Çole” të Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje dhe një person është plagosur.

I plagosuri është Aleksandër Vasili, 26 vjeç. Burime nga policia thanë se ai është plagosur në këmbë, ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali bar-loto, bënë me dije burime nga vendngjarja. Dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar. Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen ’24 Maj’ në zonën e Çoles, Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco