FOTO/ Zbardhen detaje, të shtënat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 26-vjeçar

FOTO/ Zbardhen detaje, të shtënat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 26-vjeçar

21:56, 19/10/2018
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. I riu 26-vjeçar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në  lagjen "24 Maji" të qytetit.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë para një loto sporti dhe më pas janë larguar me një Jeep Cheroki.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco