FOTO/ Shqiptarin hajdut e spiunojnë, prangoset në flagrancë me ‘veglat e punës’ në dorë

FOTO/ Shqiptarin hajdut e spiunojnë, prangoset në flagrancë me ‘veglat e punës’ në dorë

18:52, 19/10/2018
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar me origjinë shqiptare përfundoi në prangat e karabinierëve mes natës së mërkurës dhe të enjtes.

Prangat u vunë ndaj shtetasi Rizvan C., i cili u kap në flagrancë në një tentativë për të vjedhur.

Ishin kalimtarët ata që lajmëruan policinë për lëvizjet e dyshimta të një personi në Corso Umberto. Kalimtarët lajmëruan se burri ishte i "armatosur" me një gërshërë të madhe hidraulike. Qëllimi i tij ishte grabitja e një motori tip Skuter, i lidhur në zonë.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, duke prangosur 31-vjeçarin shqiptar, i cili fillimisht u përpoq të largohej. Ai u përpoq të ndizte "Skuterin", por nuk ia doli dot.

Pas kontrolleve, i huaji rezultoi të ishte shqiptare dhe mbante me vete dokumente të rreme.

Pas kontrolleve dhe formaliteteve, ai është arrestuar për tentativë vjedhje, posedim të dokumenteve të rreme dhe shkeljet e ligjit të imigracionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco