Laborator heroine në Has/ 10 të arrestuar, kapet edhe ... Qyteti i Krumes

Laborator heroine në Has/ 10 të arrestuar, kapet edhe ...

13:27, 19/10/2018
A+ Aa A-

Një laborator droge është zbuluar në fshatin Brenog të Hasit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 10 persona, ndërsa është sekuestruar edhe heroinë e opium.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia.

2 persona prej tyre janë arrestuar në vendin ku u gjet laboratori.

Policia ka sekuestruar një sasi opiumi që është lënda bazë e heroinë.

Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

Operacioni është shtrirë në disa zona dhe pritet të ketë arrestime të reja.

Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar dhe në pronësi të kujt ishte ky laborator i përpunimit të heroinës.

Laboratori është zbuluar në periferi të Hasit, në Brenog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist19/10/2018 16:00

Cfare policie,more shqiptare,?Ky "laborator,',qe qenka ne Shqiperi,zbulohet nga DEA amerikadhe dhe agjentet gjermane,te cilet nuk jetojne ne Shqiperi,por i thone policise tone,qe jeton ne Shqiperi,shikojeni,more police,qe ju placin syte,qe nuk e shikoni,kete "ciban",ne trupin tuaj (ne Shqiperi),por vijme ne e ju tregojme.Kjo eshte policia qe "duam"Edhe nuk zbulojne gje,edhe mburren,se i kapem kriminelet e droges,kur jua thote DEA dhe gjermaten.

Niku19/10/2018 14:06

Arrestoni Liman Morinen ai e di mire

Lushingabarbullushi19/10/2018 13:34

U dashka ardhur ministri gjerman per te treguar se ku perpunohet droga. Se policia jone eheee. Bashkepuntore...

Shto koment

Denonco