VIDEO/ Gjendet një laborator droge në Has, opium dhe heroinë, nisin arrestimet

VIDEO/ Gjendet një laborator droge në Has, opium dhe heroinë, nisin arrestimet

12:18, 19/10/2018
A+ Aa A-

Gjendet një laborator droge në fshatin Brenog të Hasit dhe sasi opiumi dhe heroine brenda tij. Laboratori u pikas nga Policia e Shtetit, e cila po zhvillon një aksion kundër kanabisit në këtë zonë. Në laborator është gjetur opium, i cili shërben për prodhimin e heroinës.

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.  Aksioni po zhvillohet në kuadrin e operacionit Forca e Ligjit.

Policia e Shtetit është e mbështetur nga FNSH dhe priten edhe arrestime të tjera.

Pritet që drejtues të lartë të Policisë të japin rezultatet e këtij aksioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco