Punimet në aksin Vorë – Rinas - Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku nga nesër

Punimet në aksin Vorë – Rinas - Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku nga nesër

18:21, 15/10/2018
A+ Aa A-

Duke filluar nga dita e nesërme, segmenti Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë, do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet për shkak të punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se ne vijim te njoftimeve te mëparshme lidhur me rehabilitimin e segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushe Kruje duke filluar nga data 16 Tetor 2018 do të fillojë dhe faza dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmenti rrugore nga Kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.

“Segmenti i sipërcituar do te jete i bllokuar për te gjitha mjetet gjate periudhës se kryerjes se punimeve”, thuhet në njoftim të ARSH-së pa dhënë një afat për përfundimin e punimeve.

“Automjetet e vogla rezident te zonës mund te vazhdojnë te përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

Mjetet e transportit te mallrave/kamionët qe udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durrësit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzës dhe te vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Siç edhe është njoftuar me parë Dogana e Tiranes është e aksesueshme nga ana e Vorës. Mjetet mund te aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentit rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për te kryer shërbimet Doganore dhe te kthehen përsëri ne drejtim te Vorës.

Rruga është e hapur gjithashtu për te gjitha automjetet qe duan te kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik ne qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushe Krujës.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë”, mbyllet njoftimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco