'Denoncova Edi Ramën', kërcënohet me jetë koleksionisti në Korçë

'Denoncova Edi Ramën', kërcënohet me jetë koleksionisti në Korçë

11:46, 03/10/2018
A+ Aa A-

Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, deklaron se është kërcënuar me jetë nga dy persona, që sipas tij njihen si persona problematikë në Korçë.

Për Ora Neës, Thimo tregon se këta persona i kanë shkuar në galerinë e tij dhe e kanë kërcënuar.

Ai thotë se rastin e ka referuar në polici por askush nuk ka shkuar ta marrë në pyetje.

"Kërkoj mbrojtje nga Ambasada amerikane" apelon Thimo.

‘’Jam kërcënuar me jetë nga dy persona që janë problematik në Korçë. Kanë ardhur në galerinë time dhe më kanë kërcënuar.

Shkak për këtë është denoncimi im për Ramën dhe ministrat e tij banditë. Kam denoncuar në polici por askush nuk ka ardhur të më pyes.

Jeta ime është në rrezik sepse kam nxjer fakte me prova zyrtare për vjedhjen e veprave të artit nga kryeministri Rama.

Më futën në burg padrejtësisht. Ndërsa tani kërkojnë të më vrasin. Do vijoj të qëndroj i ngujuar në galerinë time. Ketu ndihem i sigurt pasi kam kamerat e sigurisë. Kërkoj mbrojtje nga ambasada amerikane”, është shprehur Thimo.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco