Tritoli në derë, i zoti i shtëpisë në polici: Brenda kisha fëmijët, nuk e di pse ma vunë

Tritoli në derë, i zoti i shtëpisë në polici: Brenda kisha fëmijët, nuk e di pse ma vunë

10:09, 23/09/2018
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje sot, Jovan Çelën, pronarin e shtëpisë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, të cilit i shpërthyen tritol në derë në orën 3:20 të mëngjesit.

Sipas gazetarit të BË,  43-vjecari punonte si zdrukthëtar dhe nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur shpërthimi, por aty ndodheshin fëmijët dhe gruaja e tij.

Gjatë dëshmisë së tij për rreth 5 orë në polici, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet se pse i kanë vendosur tritol në banesë. Mësohet se lënda eksplozive është aktivizuar përmes fitilit dhe jo me komandim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco