Drogë me çanta në kufirin grek, arrestohen dy persona me 46 kg hashash....

Drogë me çanta në kufirin grek, arrestohen dy persona me 46 kg hashash....

09:28, 23/09/2018
A+ Aa A-

Nje operacion i perbashket i policise shqiptare dhe asaj greke ka sjelle arrestimin nga ana e Policisë të dy shtetasve nga Fieri e Berati.

Dy personat e arrestuar po trafikon drogë në drejtim të Greqisë me çanta shpinë. Policia njfton se shte sekuestrua edhe nje sasie prej 46 kilograme droge.

Ja njoftim i plotë i policisë

Operacion i përbashkët Antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke.

Goditet një rast i trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil në drejtim të shtetit Grek. Sekuestrohen 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga të Policisë kanë rënë dy shtetas nga Fieri e Berati.

Finalizimi me sukses i Operacionit u arrit si rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me Policinë Greke falë shkëmbimit në kohë të informacioneve të ndërsjellta. Policia Kufitare Sarandë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare Greke dhe Antidrogën kanë bërë të mundur finalizimin me sukeses të Operacionit, ku më datë 22.09.2018, nga ana e Policisë Greke u bë e mundur kapja e dy shtetasve dhe konkretisht : - M. B., 23 vjeç, banues në Fier

– S.M., 25 vjeç, banues në Berat

Si dhe sekuestrimi i dy çantave të shpinës ku brenda tyre kishte 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil , Policia Kufitare ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek.

Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare Greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes shërbimeve tona dhe Policisë Greke është mbajtur nën vëzhgim lëvizja e tyre, ku është finalizuar me kapjen e tyre në vendin e quajtur “Koritiani Thesproti”, Igumenicë Greqi. Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco