Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë, pronarit të banesës i kanë djegur edhe një makinë....

Detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë, pronarit të banesës i kanë djegur edhe një makinë....

08:45, 23/09/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë pas shpërthimit të tritolit në katin e katërt të një banese në Vlorë. 

Mësohet se pak kohë më parë, autorit i kanë djegur një automjet, ndërsa 43 vjeçari Jovan Çela ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge, duke kryer edhe burg. 

Mësohet se 43 vjeçari ka një pikë servisi në këtë qytet.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:20 minuta të mëngjesit të sotëm.

Ja njoftimi i policisë;

Njoftimi: "Më datë 23.09.2018, në orën 3:20, në lagjen "Isa Boletini", në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco