Policia e Vlorës jep detaje se cilit i shpërthyen eksploziv në derë Pallati ku u vendos eksplozivi

Policia e Vlorës jep detaje se cilit i shpërthyen eksploziv në derë

08:14, 23/09/2018
A+ Aa A-

Policia e Vlorës njoftoi sot paraprakisht se tritoli që shpërtheu në Vlorë i ishte vendosur shtëpisë së Jovan Çelës, 43 vjeç, banues në lagjen "Isa Boletini". Shpërthimi ndodhi në orën 3:20.

Njoftimi: "Më datë 23.09.2018, në orën 3:20, në lagjen "Isa Boletini", në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco