Tetë shqiptarë të arrestuar në Bari, një grua duhet të vuajë dënimin 8 vjet burg

Tetë shqiptarë të arrestuar në Bari, një grua duhet të vuajë dënimin 8 vjet burg

16:32, 22/09/2018
A+ Aa A-

Tetë qytetarë shqiptarë e dy turq janë arrestuar nga policia kufitare italiane në portin e Barit gjatë gushtit e shtatorit në kuadrin e operacioneve kundër kriminalitetit të organizuar. Mbi tre prej shqiptarëve rëndonin mandat arresti me burg nga prokuroritë e Ankonës, Ascoli Picenos e Riminit, për trafik ndërkombëtar droge,  ndërsa dy durqit akuzohen për r favorizim të imigracionit të paligjshëm.

Pesë shqiptarët e tjerë janë arrestuar për krime të ndryshme ndaj sigurimeve shoqërore dhe pronës.

Midis tyre është edhe një grua, për të cilën Prokuroria e Catanias kishte nxjerrë mandat arrestin për trafik droge. Shqiptarja duhet të vuajë një dënim përfundimtar prej tetë vitesh burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco