Me armë e maska, grabitet në mesnatë çifti i biznesmenëve, 8 të ndaluar

Me armë e maska, grabitet në mesnatë çifti i biznesmenëve, 8 të ndaluar

13:41, 22/09/2018

Janë 8 persona të shoqëruar në policinë e Bulqizës dhe një tjëter është shpallur në kërkim.

Këta dyshohet se janë autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, ku tre persona kanë vjedhur me dhunë në banesën e qytetit me inicialet A. M., në Bulqizë.

Një grup hetimor nga Policia e Dibrës po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbështetur dhe nga efektiv të D.V.P. Dibër, pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se shtetasi A. M., 50 vjeç, së bashku me bashkëshorten B. M., 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip Benz, tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A. M.,’ thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 persona, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment