Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Futën në xhep 3.5 mln dollarë, 4 të arrestuar në Tiranë. Emrat

Futën në xhep 3.5 mln dollarë, 4 të arrestuar në Tiranë. Emrat

12:02, 22/09/2018
A+ Aa A-

Kishin krijuar firma fiktive për të marrë përfitime nga pagesat e TVSH-së, por kanë rënë në pranga.

Policia e Tiranës tha se ka përfunduar operacionin e koduar ‘TVSH’.

Në pranga janë vënë 4 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin.

Në kërkim janë shpallur edhe 6 persona të tjerë.

Të arrestuarit janë:

Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë

Flamur Zoto, 67 vjeç,  banues në Tiranë

Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë

Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për ‘Mashtrim’.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë për të cilët për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e ‘Fshehje të ardhurash’, ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’ dhe ‘Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco