Më në fund, flet edhe kryeprokurorja e Përkohshme

Më në fund, flet edhe kryeprokurorja e Përkohshme

16:37, 21/09/2018
A+ Aa A-

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka reaguar më në fudnm pas ngjarjeve të ditëve të fundit në organin e akuzës, si në Prokurorinë e Përgjithshme, ashtu dhe në atë të Krimeve të Rënda.

Deklarata e plote e kryeprokurores

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.

Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.

 Të dashur qytetarë,

Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.

Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.

Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit...”.

Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës, janë arsyet e vetme që më kanë detyruar që, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme  të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktimeve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndaj këtyre prokurorëve që kanë refuzuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ju ngarkon kushtetuta dhe ligji.

 E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si  detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë  jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe  penale sipas rastit.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokurorisë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t’i garantoj se si Prokurore e Përgjithme, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.

Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time, me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarrja ime nuk ka cënuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret  me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.

Të dashur qytetarë,

Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova.

Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës.

Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin.

Faleminderit!

Arta Marku

PROKURORI I PËRGJITHSHËM I PËRKOHSHËM

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/09/2018 23:04

Nuk ke turp e as të skuqet ajo faqe kuqe prej syke. Flet për detyra që të ka ngarkuar kushtetuta tamam ti që të emëroi në atë post politika EDramiste në shkelje haptaz të kushtetutës dhe me vota të vjedhura brenda në parlament, ashiqare përpara syve të tu. Do të përgjigjesh me burg për bordellon që ke krijuar duke shkelur të gjitha kompetencat që i takojnë një "të përkohëshmeje" përrpërrkurore. Turpi i dheut. A e din ti moj syke se jetohet me nder edhe duke larë pjata në ndonjë mencë burgu?

Opozita21/09/2018 18:05

Nje deklarate teatrale e denje per nje letrar por jo per nje individ me cilesine si kreu, anipse i perkohshem, i organit qe perfaqeson Akuzen ne emer te Shtetit. 1) Nese ne PKR "absurdi dhe pahijshmeria" jane prezent, me vjen keq por nje lloj pergjegjesie te vetja apo kreu i komanduar nuk shikon kjo? Minimum i etikes te dyja apo njera duhet te kishin ofruar doreheqje! 2) Permend "prokurorine me te rendesishme" me sa dime dhe kushtetuta shkruan ka vete nje : Prokuroria. Jo dy apo 100 por nje. Dini gje nga vjen kjo lloj injorance ligjore? Ku ne cilin akt ligjor eshte e parashikuar se PKR eshte me e rendesishmja ? 3) Sipas kesaj "une kam mandat te perkohshem" kurse "krimi i organizuar ka mandat te perkohshem". Ky palo shtetar e ca me keq Prokuror ne mos per nga injoranca e thelle (ligjore) mos valle eshte duke na thene qe i njejti Autoritet u ka ndare mandatin te dyve ? Njerit te perkoheshem e tjetrit te perhershem? Nese po te na sqaroje. Na paska marre lumi me kohe e vakt. 4) Thote "ceshtja X apo Y" duke permendur gjeneralitete te mangeta te personave ne nje cilesi ligjore te caktuar ne gjykim penal. Ne gjykime penale mesa dime nga ligja perdoren gjykim numer , date me te pandehur X apo Y. Cfare gjuhe apo shkrimi ligjor perdor kjo apo shkruj shkruj merr briskun e .... Sa turp cfare Koci Xoxe female. 5) Thote "dite te veshtira po kalon sistemi" per cilin e ka fjalen: PKR, prokurorine, gjyqesorin per cilin sistem? Me lart thote ca veprime absurdi e pahijshme. Kush qendron njera apo tjetra? 6) "Se bashku" iu u drejtohet qytetareve. Pse qytetaret do luftojne krimin? Paska rene sistemi shteteror qe ato kane vendosur? Paskan rene organet qe perfaqesuesit tone kane krijuar me ligj (Prokuroria, Policia etj) dhe qe paguhen nga taksat tona? Ne rregull. Atehere cohuni o qytetare ne kembe dhe ti dalim zot vatanit. Flm ty o PrP qe po na ben thirrje. 7) "Tjeter te vertet nuk ka". Nese mendoka keshtu kjo vateuuuu. Po pse leshon dekllarate me xhaxh kur ti je e verteta, bota dhe vete jeta. Ne spaskemi nevoje per gjykata fare. Kemi kete PrP kjo e di te verteten. Po meqe te paska kap sedra e madhe per kto krimorganizumit po behu Prokuror i katert, shko ne gjyq lexoji ato letrat. Meson nga bie gjykata te pakten. 8) "Persa keni degjuar nga mediat apo rrjetet sociale" nga mediat edhe degjon por edhe shikon e lexon. Nga socialet zakonisht lexon. Si duket kushdo e paska shkruar dekllaraten ka gjasa te jete i epokes kur qytetaret degjonin nga topolantet jashte gjyqeve. 9) No comments. Fshati qe duket sdo kallauz.

krasasi tp21/09/2018 17:16

Ju kuptoj drejte dhe solidarizohen me qendrimin tuaj.Nderkombetaret dhe Rilindja kishin te drejte kur jua besuan Ju, kete post.Per hir te se vertetes ju e justifikuat plotesisht besimin e tyre.Detyra ishte e veshtire dhe une si qytetar j'ua qaj hallin dhe ju justifikoj.Te beje "qilizem"ne thellesin 50-60 cm kur ata qe ju emeruan ju hoqen edhe bishtin e kazmes nga dora ishte e pa mundur.Me kazmen pa bisht, as mund te gervishtesh.Po fundja kur s'ta kerkon njeri pse duhet tu futesh gjithe atyre andrallash.Me te drejte ke gjykuar. Kur parardhesit tuaj " kane mare punet urte e bute, e kane terhequr penin e se kane keput" dhe e kane mbajtur, "mire me vjerrin mire me burrin",Ju pse duhet te vepronit ndryshe?."Fjale e mire trete dhe gurin".Do harroeni edhe ju si gjithe te tjeret.Do kujtojeni si nje evliha qe si bete dem askujt.Suksese ne jete.

SHKODRAN21/09/2018 16:59

Vetem kushtetuta nuk te ka dhene asnje te drejte,te drejten ta hash mbrapsht dhe te te qojne si 'CJAPI (DHIA) TE KASAPI" ta ka dhene Edi Rama. Po shume ke per tu pendu,sepse muk do kesh me as respektin e kolegeve jo me te njerezve dhe politikaneve. Kjo qe po ben ti nuk eshte karrier,po eshte vetflijim.

asi21/09/2018 16:48

Me ty krimi po del nga burgu, te mjeret bejne burg. Lirove nipin e Enverit qe vajza e tij jetonte ne luks sepse qe pjese e krimit te organizuar, kurse fakiret qe kane femije dhe mbledhin ushqime ne plehra nuk ua lironi baballaret sepse nuk kane paguar 2000 lek energji elektrike ose kane bere avlli vete se nuk e paguanin dot firmne. Me ty iku Seiti, me ty iken prokuroret qe mbulonin ceshtejet e ministrave te koruptuar, te krimineleve. Pse duhet te te besojme ty dhe jo 10 prokuroret qe ne fakt kane gjithe simpatine tone per te verteta qe thane. Ti je e perkoheshme dhe ben si e perhereshme sepse u zgjodhe vetem me votat e PS. Te isha si ti nuk do e merja ate m,anat mes tymit e flakeve. Po letren vete e ke shkruar? Serpse prokuroret flasin me nr ligjesh qe ke shkelur kurse ti nuk ke asnje ligj qe e perligj letern me qytataret e tu te dashur. Per cilet qytetare e ke fjalen per kriminelet qe leshohen cdo dite nga burgu.

Vlonjati21/09/2018 16:46

Pordhi kali e shoi çirakun e disa terci verci te tjera.

Shto koment

Denonco