Aksioni i dyshimtë në Jalë, shkarkohen nga detyra 4 inspektorë të IKMT

Aksioni i dyshimtë në Jalë, shkarkohen nga detyra 4 inspektorë të IKMT

16:11, 21/09/2018
A+ Aa A-

Disa ditë pas aksionit të IKMT në Jalë për prishjen e 9 objekteve, kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, Dallëndyshe Bici ka vendosur sot shkarkimin nga detyra për 4 inspektorët e degës IKMT Vlorë. Inspektorët e shkarkuar janë Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj – Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

Vendimi i kryeinspektores Bici ka ardhur pas shfaqjes në media të një rregjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.

Ajo falënderoi mediat dhe shprehu vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij, shkel ligjet, apo kërkon të shfrytëzojë sadopak punën e shtetit shqiptar, do të përballet me drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz22/09/2018 16:12

O tempora o mores! Rruspija qe po i ve rruspen shtepive te ndertuara me gjak e me djerse nga ky popull i shum vuajtur qe edhe nese jane ndertime te pa ligjshme jane ndertuar nen hunden e pushtetit te qelbur qe perfaqeson kjo rruspija e rruspave dhe nuk duhet te preken sepse pergjegjes i pere eshte kryerruspi edvin, por ky popull sa me shpejt ta kuptoje dhe te bashkohet me nje qellim te vetem per ti vene rruspen qeverise se rruspijeve aq me mire per te, por duhet bashkim kjo nuk behet duke qene te ndare, 100 veta mblidhen duke u qare ne nje cep te Shqiperise dhe50 veta ne nje cep tjeter, keshtu ky kryerruspi rron gjith jeten pa i hyre gjemb ne kembe. Duhet bashkim dhe vetem bashkim per nje qellim, ti japim derrmen perfundimisht gjith rruspijeve te rilindjes.

Latif 22/09/2018 08:09

Po keshtu eshte ne cdo institucion, deri te cerdhja femijev, donte 100€ buça te njesia 5 per regjistrim femije se jo per gje por as Palacon "Lali Eri nuk pranonte per mik" dhe sikur tja coje, fjale te saja.

Tironci21/09/2018 17:50

Kto drejtorat e rilindjes te bejne dhe per budalla! Pse,duhet shume mënd per te kuptuar qe inspektoret ne terren bejne pazare ne emer te shefave ? Asnje inspektor nuk ka fuqi te shfuqizoj vendimin,pervec se me urdher te shefit.

t21/09/2018 16:45

Kjo zonje e pafytyre vetem per ligj nuk pyet,po i çove para ta ben ligjin si e do,

A21/09/2018 16:29

Per shtepite e prishura a do pergjigjen keta? Normalisht prokuroria duhet te nise nje hetim per gjithe zyren e IKMT ne Vlore. perderisa inspektori i ka thene banorit qe po te kishe dhene ndonje lek do ja kishe hedhur. Kjo te con ne nje pergjigje te thjeshte qe kjo gje eshte bere me perpara nga vet drejtoresha, perderisa ata ja kane parashtruar si mundesi per mos shembjen e shtepive. Zot na ruaj, ku jetojme.

Shto koment

Denonco