Vriten 261 dhelpra të kuqe me virusin e tërbimit

Vriten 261 dhelpra të kuqe me virusin e tërbimit

11:05, 21/09/2018
A+ Aa A-

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vrarë 261 dhelpra të kuqe me virusin e tërbimit që prej janarit të këtij viti.  Pasi u hodhën vaksinat provë kundër sëmundjes së tërbimit, u analizuan kampionet e gjakut sesi kishte reaguar trupi i tyre për krijimin e antikorpeve pas vaksinimit.

Kjo "vrasje" ndodh në kuadrin e projektit PAZA në të gjithë vendin e tashmë pritet nisja e fazave 9 dhe 10 të tij, për t'u përmbyllur. Sipas PAZA, Shqipëria ka treguesit më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku po zbatohet ky program.

Sipas planifikimit, deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti pritet të asgjesohen 324 dhelpra të kuqe në vendin tonë. 39 punonjësit e AdZM-ve janë trajnuar për të kryer procedurat sipas standardeve, si dhe kur dalin në terren kanë veshjet përkatëse, ku dallohen logot e institucionit dhe të programit.

Ky program ka vlerë shëndetësore dhe mjeksore, pasi përveçse mbrohen popullatat e dhelprës dhe kafshëve të tjera nga virusi i tërbimit, por ndihmon dhe në gjetjen e vaksinës kundër virusit të tërbimit. Dhelpra e kuqe është mbartëse e virusit të tërbimit dhe prej saj infektohen qentë, macet, duke infektuar dhe njeriun nëse infektohet prej tyre.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta 22/09/2018 02:20

Dhe "gabimisht"mund te vrasin ndonje derr eger apo ndonje lepur.

Shto koment

Denonco