Një burrë në Tiranë dhe një grua në Lushnjë, janë larguar nga banesat e tyre.
Policia, ndërsa bënë publike këto raste, sqaron, se kanë qenë djemtë, që kanë denoncuar këto zhdukje. Sipas Policisë, ndërsa zhdukjen e 84-vjeçarit në Tiranë e ka denoncuar i biri 58-vjeçar, zhdukjen e 64-vjeçares në Lushnjë, e ka denoncuar djali i saj 38-vjeçar.
Policia shton, se po punohet për gjetjen e tyre, ndërsa materialet janë referuar në Prokuroritë, respektive.
Komisariati i Policisë Nr. 1. Tiranë
Komisariati i Policisë Lushnjë
© SYRI.net