Masivi i gurëve e zë poshtë shoferin, në gjendje të rëndë 47-vjeçari

Masivi i gurëve e zë poshtë shoferin, në gjendje të rëndë 47-vjeçari

22:05, 19/09/2018
A+ Aa A-

Një banor i fshatit Dukaj, A. K. 47 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme, pasi kishte ngarkuar gurë me një kamion për të ndërtuar shtëpinë. Mësohet se 47-vjeçari ka pësuar dëmtime, pasi kur ka hapur spondin e mjetit, masivi i gurëve i ka rënë, duke e zënë poshtë.

Ndërsa, kanë qenë banorët ata, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e ndihmuar të dalë nga masivi i gurëve. Më pas i lënduari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Konstatohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Grupi hetimor ka kryer veprimet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco