VIDEO/ Biznesmeni denoncoi me emër për mediat dhunuesit e tij, Policia nuk e ka identifikuar ende, ja çfarë deklaron

VIDEO/ Biznesmeni denoncoi me emër për mediat dhunuesit e tij, Policia nuk e ka identifikuar ende, ja çfarë deklaron

20:45, 19/09/2018
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht rreth 20 orë pas ngjarjes, për masakrimin e mbrëmshëm të një biznesmeni në kryeqytet.

Megjithëse biznesmeni Andrea Zoga, gjatë ditës së sotme ka denoncuar me emra në media, autorët e dyshuar të masakrimit të tij, sipas Policisë, “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe janë kryer veprimet proceduriale përkatëse dhe materialet do ti referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim’”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në prag të mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit. Biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë, restorante dhe fast-foode, ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Gjatë dëshmisë së tij, biznesmeni tha se 4-5 persona i kishin zënë pritë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’ dhe më pas ata e kanë dhunuar. Fill pas ngjarjes, Zoga është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Mësohet se më herët biznesmeni ka denoncuar kërcënimet ndaj tij, por çështja u pushua nga prokuroria.

Një konflikt i mëparshëm me vëllanë e tij dyshohet të ketë qenë shkak i dhunimit të biznesmenit Andrea Zoga.

Njoftimi i Policisë, Tiranë

Më datë 19. 09. 2018, në ambientet e Spitalit të Traumës nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2, i është marrë kallëzim shtetasit A. Z., banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se më datë 18. 09. 2018, rreth orës 23:30, në hyrje të një kompleksi pallatesh në rrugën “Medar Shtylla”, tre persona të panjohur e kanë goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe janë kryer veprimet proceduriale përkatëse dhe materialet do ti referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 89/2 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco