Arrestohen drejtori dhe juristi i spitalit në Berat. Emrat

Arrestohen drejtori dhe juristi i spitalit në Berat. Emrat

20:40, 19/09/2018
A+ Aa A-

Burime nga Prokuroria e Tiranës, bëjnë të ditur se ne kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 jane ndaluar shtetasit  Idlir Frasheri , ish Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Dhe shtetasi Alfred Lulaj, jurist i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres ne bashkepunim” dhe te “Falsifikimi i dokumentave i kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga nenet 248/25 dhe 186/3 te Kodit Penal.

Keta shtetas kane bere blerje te mallrave mjekesore (antibiotike) ne kundershtim me ligjin. Me pas per te justifikuar veprimtarine e paligjshme te tyre kane futur ne dosjet e blerjeve nje kerkese gjoja sikur mjeket e spitalit kerkonin ilace.

Hetimet vazhdojne pasi do te verifikohen te gjitha procedurat ne lidhje me   menyren se si kane dale medikamentet mjekesore nga Farmacia e Spitalit te Beratit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco