Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Drama e deportimit, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Drama e deportimit, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

19:37, 19/09/2018
A+ Aa A-

Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në Gjermani sepse kishte marrë njoftimin për deportim në Shqipëri.

Sërish një tjetër rast i rëndë u shënua në vendin ku kanë vërshuar shumë shqiptarë në kërkim të azilit.

Gazeta ‘Westdeutsche Zeitung’ shkruan se një familje shqiptare duhej të deportohej. Por kur autoritetet mbërritën për të kryer procedurën e largimit, familja nuk kishte paketuar asgjë.

Pasi autoritetet u futën brenda, kryefamiljari u bë shumë agresiv. Ai rrëmbeu një thikë dhe nisi të kërcënonte. Në një rast ai deklaroi se do hidhte fëmijët e tij nga ballkoni.

Për situatën e krijuar u nevojit ndërhyrja e forcave speciale.

Këto të fundit e vendosën situatën nën kontroll, për fat pa të lënduar. Babai i fëmijëve është arrestuar dhe rrezikon të ngrihet padi ndaj tij.

Kurse fëmijët janë marrë nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco