Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje gruan në aksin Cërrik – Gramsh

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje gruan në aksin Cërrik – Gramsh

18:37, 19/09/2018
A+ Aa A-

Një aksident ma pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik – Gramsh.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Malasej, kur I. M., 47 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësoren, shtetasen E. M.,33 vjeçe banuese në fshatin Banjë, bashkia Cërrik.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

I. M., 47 vjeç, banues në Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugorë Cërrik – Gramsh, në fshatin Malasej, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësoren, shtetasen E. M.,33 vjeçe banuese në fshatin Banjë, bashkia Cërrik.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco