Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Ndjekje si nëpër filma, i riu i dënuar i bën ‘zbor’ Policisë së Tiranës, por më pas…

FOTO/ Ndjekje si nëpër filma, i riu i dënuar i bën ‘zbor’ Policisë së Tiranës, por më pas…

17:59, 19/09/2018
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë natës në Tiranë, pasi ka tentuar që t’i largohet forcave të policë më makinën e tij, por është përplasur me një pemë.

Sipas burimeve nga Policia mësohet se ngjarja ka filluar në ish-Bllok, ku policia i ka bërë shenjë për të ndalur  dhe 23-vjeçari ka shtuar shpejtësinë duke mos u bindur urdhrave të Policisë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se  shtetasi i cili nuk i është bindur patrullës është Romario Murati, 23 vjeç nga Bulqiza dhe jeton në Tiranë. 

Murati është një person i njohur për skedat e policisë, pasi në vitin 2016 është përfshirë në një plagosje në Durrës, ku ka qëlluar mbi një 43-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas Policisë, Murati është ndjekur për disa minuta në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke i bërë “zbor” uniformave blu.  Në fillim ai është ndaluar në rrugën Nikolla Tupe, por ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë rrugën që të çon te “Pallati me shigjeta”, raporton gazeta “Panorama”.

Murati ka qenë me një makinë C Class ngjyrë gri, dhe është ndjekur nga skuadra Shqiponja dhe grupe të tjera të Policisë Rrugore, por sërish ka ecur me shpejtësi shumë të lartë.  Mësohet se ka tentuar që të largohet nga Tiranë, por kur ka shkuar te “Pallati me shigjeta” është përplasur me një pemë dhe ka mbetur i plagosur.

Pas plagosjes është shtruar në spital, ku ndodhet aktualisht ndërsa ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë për  mosbindje të policisë dhe  për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime bëjnë me dije se i është bërë testin e alkoolit, por ka rezultuar i pastër, por dyshohet se mund të ketë qenë në efektin e drogërave.

Plagosja në 2016

Një 43-vjeçar mbeti i dëmtuar pas një sherri me një 21-vjeçar, ngjarje e ndodhur në Durrës. Mësohet se i riu Romario Murati pas një konflikti të çastit me 43-vjeçarin Leonard M., qëlloi me sende të forta në trup këtë të fundit duke i shkaktuar dëmtime të shumta. I lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 18. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për ndalim dhe gjatë largimit është përplasur me një shtyllë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 242 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco