FOTO/ ‘35 mln euro ose njeriu yt vritet”, kapet shqiptari që shantazhoi Berluskonin

FOTO/ ‘35 mln euro ose njeriu yt vritet”, kapet shqiptari që shantazhoi Berluskonin

17:50, 19/09/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar, i akuzuar si pjesë e bandës që mes 15 dhe 16 tetorit 2012, mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, u arrestua. Në pranga është vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa lëvizte me makinë, raportuan këtë të mërkurë mediat italiane.

Gjashtë vite më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për rreth 10 orë. Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vite e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berluskonit.

Gjatë pengmarrës së Spinelit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do publikoheshin disa dokumenteve, që ata pretendonin se kishin në dorë, në lidhje me disa skandale politike. Por, Spineli dhe bashkëshortja e tij u lanë të lirë dhe shantazhi me dokumentet rezultoi një bllof, ndërsa ish-Kryeministri nuk ra pre e tij.

Anëtarët e bandës

Vëllezërit Ilirjan e Laurenc Tanko
Marjus Anuta
Francesco Leone
Alessio Maier
Pierluigi Tranquilli

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco