'Më jep paratë ose ta solla shqiptarin dhe ti e di se çfarë të ndodh'

'Më jep paratë ose ta solla shqiptarin dhe ti e di se çfarë të ndodh'

17:35, 19/09/2018
A+ Aa A-

“Më jep paratë, përndryshe e di se çfarë ndodh, vjen shqiptari dhe mjerë ti dhe familja jote”.

Pas këtij kërcënimi, një i ri italian ka përfunduar në pranga pasi tentoi të zhvaste para nga ish-e dashura.

Ishin pikërisht kërcënimet dhe kërkesat e vazhdueshme për para, që çoi në përfundimin e lidhjes midis tyre. Në takimin e fundit, ishin edhe karabinierët.

Për më shumë se një muaj, siç shkruajnë mediat vendase, 33-vjeçari italian ka kërcënuar ish-partneren e tij, 29 vjeçare. Me kalimin e kohës, për shkak të frikës se mund t'i ndodhte ndonjë gjë asaj dhe familjes në krahinën e Parmës, gruaja u detyrua të derdhte në xhepin e torturuesit një shumë totale prej 5 mijë eurosh.

Falë mbështetjes së familjes, 29-vjeçarja gjeti forcën për të kërkuar ndihmë nga karabinierët. Në dorëzimin e këstit të fundit 300 eurosh, vajza mori me vete edhe forcat e rendit që arrestuan 33-vjeçarin.

Gjatë hartimit të rastin, policia mori edhe bisedat në Whatsapp midis 29 vjeçares dhe ish-partnerit të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco